Një aksident i rëndë pasditen e djeshme i ka marrë jetën një vajze të re nga Mirdita.
29-vjeçarja Stela Gjoka, ka ndërruar jetë në spital disa orë pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga në afërsi të tunelit të Kalimashit.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë, çka ka bërë që mjeti “Volksëagen” i drejtuar nga vajza mirditore të dalë nga rruga.
Në aksident mbeti i plagosur edhe një pasagjer nga Kosova, R.F., 32 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Kukësit.



