
Komisionerja për punët e brendshme dhe migracionin në BE, Ylva Johansson pritet të vizitojë Shqipërinë në fillim të muajit nëntor.
Lajmi u bë i ditur nga vetë zyrtarja evropiane, përmes medias sociale Twitter.
Sipas njoftimit, ajo do të udhëtojë drejt Tiranës për t’u takuar me ministrat e brendshëm të Ballkanit Perëndimor.
Më herët, Johansson u takua edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama, takimin me të cilin e cilësoi si “jashtëzakonisht interesant”.
“Gjithmonë jashtëzakonisht interesante për të diskutuar çështje me Edi Ramën. Perspektiva e tij, si kryeministër i Shqipërisë, për situatën në Ballkanin Perëndimor plus rolin që Shqipëria mund të luajë, është shumë e vlefshme.
Herën e fundit që komisionerja ka vizituar Shqipërinë ishte më 20 shkurt 2021.



