Manjati 55 vjeçar Valentin Romanov, i ka blerë gruas së tij adoleshente një dhuratë superluksoze një makinë Bentley e cila kushton 830,000 paund.
Kreu i zyrës në Singapor të kompanisë së naftës shtetërore ruse “Lukoil”, është martuar në korrik me 18-vjeçaren Elizaveta Adamenko në Francë.
Romanca e çiftit ka nisur që kur Elizaveta ishte 14 vjeçe por sipas ligjeve Ruse apo dhe atyre të Singaporit ishte shkelje e ligjit të kurorëzonin lidhjen e tyre në martesë, kështu që çifti priti derisa Elizaveta mbushi 18 vjeç.



