Di Maio takohet me "jelekverdhët" francezë, përshëndet erërat e ndryshimit

Di Maio takohet me "jelekverdhët" francezë, përshëndet erërat e ndryshimit

Zëvendëskryeministri i Italisë Luigi Di Maio tha të martën se u takua me udhëheqësit e lëvizjes anti-qeveritare të "jelekëve të verdhë" të Francës, një takim me gjasë ky për të testuar më tej marrëdhëniet dypalëshe tashmë të tensionuara.

Di Maio, i cili gjithashtu kryeson partinë populiste anti-establishment 5-Yjet, tha se ai ishte ndalur në Francë dhe u takua me kreun e "jelekëve të verdhë", Christophe Chalencon dhe kandidatët që janë në listën bazë për zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj.

"Erërat e ndryshimit kanë kaluar nëpër Alpet", tha Di Maio në Twitter. Ai më parë ka shprehur mbështetje për lëvizjen.

Protestat që u bënë të dhunshme të "jelekëve të verdhë" kanë qenë një gjemb politik në anën e presidentit Emmanuel Macron që nga nëntori, pasi mbështetja midis elektoratit francez për axhendën e tij të reformave ka rënë.

Di Maio dhe zëvendëskryeministri tjetër i Italisë, Matteo Salvini nga Lega Nord, kanë bërë një seri sulmesh verbale kundër Macron në javët e fundit, duke mbështetur kundërshtarët e tij politikë dhe duke akuzuar Parisin për krijimin e varfërisë në Afrikë dhe duke mos bërë asgjë për të sjellë paqe në Libi.

Ministria e jashtme e Francës thirri ambasadorin e Italisë në janar, pasi Macron tha se i vetmi politikan italian me të cilin merret është kryeministri Giuseppe Conte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy