OKB: SHBA duhet të ndalojë ndarjen e familjeve në kufi

OKB: SHBA duhet të ndalojë ndarjen e familjeve në kufi

Zyra për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, i ka bërë thirrje administratës “Trump” të ndalojë menjëherë politikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre kur ata kalojnë kufirin amerikan me Meksikën.

Zëdhënësja për refugjatët në OKB, Ravina Shamdasani, përmendi qindra raste kur fëmijët janë larguar nga prindërit që janë burgosur për të shkak të kalimit ilegal të kufirit.

”Ndalimi i imigrantëve dhe ndarja e familjes është hap kundër standardeve dhe parimeve të të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Politika, e prezantuar fillimisht në muajin prill nga Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions, lejon autoritetet të marrin të gjitha masat kur është fjala për kalimet ilegale të kufirit.

Politika në fjalë nuk përmend ndarjen e familjeve, mirëpo protokolli amerikan ndalon burgosjen e fëmijëve sepse këta të fundit nuk akuzohen për krimet e prindërve të tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy