“Epitafi i Perikliut”/ Dule: Teksti që i ka munguar lexuesit shqiptar, është letërsi, filozofi dhe politikë (VIDEO)

“Epitafi i Perikliut”/ Dule: Teksti që i ka munguar lexuesit shqiptar, është letërsi, filozofi dhe politikë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat Njeriut z. Vangjel Dule, të cilin e njohim si kryetar të Partisë Bashkimi për të Drejtat Njeriut, kësaj radhe vjen si përkthyes i një teksti që mund ta quajmë edhe apologji të demokracisë, “Epitafi i Perikliut”.

Lidhur me këtë ai tha se ky është një tekst që i ka munguar lexuesve shqiptar, ndërsa bëri të ditur se është shkruar 2500 vjet më parë dhe se vlera qëndron në mesazhe dhe idetë që përmban. Sipas tij, ky tekst është letërsi, filozofi dhe politikë.

Po qarkullon ditët e fundit një libër sh interesant që për mua është një kënaqësi e madhe dhe më jep shpresë të madhe sepse i jepet mundësia jo vetëm lexuesit por dhe atij të fokusuar në shkencat politike që të kenë Epitafin e Perikliut që i ka munguar. Kush e lexon nuk do e imagjinoj se është një tekst i shkruar në 2500 vjet më parë dhe për nga përmbajtja, mesazhet, idetë, konceptet do e konsideroj si një tekst bashkëkohor. Ky tekst u mbajt nga i pari i Athinës për nder të të rënëve të luftës mes Athinës dhe Spartës dhe fjalën e mban kreu i qytetit Periukliu. Mënyra se si e përshkruan të bind se ajo ishte sjellja më e natyrshme të jepje jetën për atdheun dhe nga ana tjetër duke ju drejtuar familjarëve ju jep atyre udhëzimet se si duhet ta përballojnë këtë humbje. Ky tekst është letërsi, filozofi, politike dhe me këtë tekst merren figurat më të shquara.

Më tej ai shprehet se janë shkruar mijëra teza të këtij teksti por sa herë e lexon do zbulosh të reja dhe ajo që është më thelbësore  sipas tij, është një manual për demokracinë nëse do shohim pasazhet se si Periukliu i trajton.

Teksti është një manual për demokracinë dhe lidershipin. Është një tekst që të lë pa frymë nga fillimi deri në fund. Ky tekst është i shkëputur pikërisht nga shkrimi i dytë i luftës së Peloponezit. Ky është teksti më i fortë, pak si më vete në gjithë historinë e Peloponezit që përbën një kulm. Por duke e shkëputur nga ato situata ky tekst përveç faktit që ka mbijetuar ka qenë dhe orientues, por vlera qëndron në mesazhe dhe idetë që përmban.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy