Rritja e çmimeve të nënprodukteve nga përpunuesit/ Çakalli: Abuzive! Nuk lidhet me blegtorët, por me rritjen e çmimit të qumësht pluhurit (VIDEO)

Rritja e çmimeve të nënprodukteve nga përpunuesit/ Çakalli: Abuzive! Nuk lidhet me blegtorët, por me rritjen e çmimit të qumësht pluhurit (VIDEO)

Fermeri Alban Çakalli, në një lidhje skype në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se rritja e çmimeve të nënprodukteve të qumështit nga përpunuesit nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të qumështit nga blegtorët.

Çakalli thotë se përpunuesit kanë rritur çmimin e nënprodukteve si pasojë e rritjes së çmimit të qumësht pluhurit që vjen nga Zelanda e Re.

Çakalli tha se ka dakordësi mes kompanive të fuqishme për rritjen e çmimeve të djathit, gjizës dhe kosit, duke krijuar monopol.

Blegtorët po hasin vështirësi shumë të mëdha, sidomos me rritjen  e lëndëve të para, sidomos misrit dhe jonxhës. Rritja duhet të ishte graduale, nuk është në përpjestim të drejtë me rritjen që kanë bërë blegtorët tanë. E di që qumështin po e marrin siç e kanë marrë në vitet e tjera, nuk ka ndonjë rritje të madhe. Qumështi i lopës ka një rritje të lehtë. Ka një rritje abuzive që po bëjnë përpunuesit e qumështit. Rritja e çmimit të nënprodukteve të qumështit nga përpunuesit nuk kanë ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të qumështit nga blegtorët. Ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit të qumësht pluhurit nga Zelanda e Re. Çmimi nga blegtorët duhet të ishte edhe më i lartë, sepse shumica po e braktisin blegtorinë. Por rritja që kanë bërë grumbulluesit, nuk është realisht ajo rritje që kanë bërë blegtorët. Ky vit ka një rritje jashtëzakonisht të madhe të qumësht pluhurit, di që rritja ka qenë mbi 50 për qind. Kjo është në varësi edhe të heqjes dorë nga blegtoria të blegtorët tanë. Di që është futur 90 tonë qumësht pluhur në vendin tonë gjatë viteve të fundit. Unë besoj që disa X kompani të fuqishme janë dakordësuar ndërmjet tyre. Monopolet këto gjëra sjellin. Kanë menduar të rrisin çmimin e djathit, gjizës dhe kosit. Pas një reagimi të Autoritetit të Konkurrencës, përpunuesit hoqën dorë nga rritja e çmimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy