Fatbardha Sauku prej 20 vitesh ushtron zanatin e këpucares në kryeqytet. Me ato pak para që fiton, përpiqet të mbulojë shpenzimet minimale të familjes. Tre muajt e pandemisë për të kanë qenë më të vështirët, pasi përveç pamundësisë për të paguar detyrimet, klientët i janë rralluar.
Ti ishe mësuar të bëje punën, të fitoje 5 lekë që të ushqeheshe. Tjetri nuk ka lekë për të mbajtur familjen dhe unë duhet të bëj disa gjëra qejfi. Me atë timen është luks të vish të rregullosh këpucët në kohë pandemie.
Në zanatet që nuk gjenerojnë mjaftueshëm të ardhura, pandemia ndikoi në thellimin e mëtjeshëm të krizës ekonomike. Vështirësitë që ky këpucar ka kaluar gjatë periudhës të izolimit kanë qenqë të shumta, që nga fakti se duhet tës paguante qirane pa punuar as edhe një ditë, e deri tek mosmarrja e pagës së luftës.
Marr pesë lekë, ha bukë në shtëpi. Nuk kam të ardhura të tjera.
Orëndreqësi është një tjetër zanat me fitime të pakëta. Por vijimësia e tij, për këtë të moshuar që i ka kushtuar më shumë se 50 vjet rregullimit të orëve, ka lidhje më shumë me pasionin sesa me të ardhurat.
Këtu jam me qera dhe paguaj rreth 350 mijë lekë në muaj. Profesioni të mban në njëfarë gjendjeje por pasanik nuk të bën.
Pavarësisht vështirësve të vazhdueshme, anjëri prej këtyre tre zanatçinjve, nuk e sheh mundësinë e mbylljes së biznesit të tyre. Për sa kohë të jenë gjallë, i tillë do të mbetet edhe pasioni i tyre. Për këtë arsye, ata nuk kërkojnë gjë tjetër veç mbështetjes financiare që u takon, si dhe lehtësive fiskale.



