Çipa: Numri i votave për PD, arritje historike. Basha mund ta përdorë si alibi

Çipa: Numri i votave për PD, arritje historike. Basha mund ta përdorë si alibi

Humbja e zgjedhjeve parlamentare për herë të dytë gjatë lidershipit të Lulzim Bashës hap një debat të madh lidhur me përgjegjësinë e tij. Ndërsa kanë nisur zërat e parë nga brenda partisë, që kërkojnë dorëheqjen e tij, në studion e MCN TV, gazetari Aleksandër Çipa u shpreh se vlera numerike e votës për PD-në në shkallë vendi mund të përdoret si alibi. Megjithatë, sipas Çipës, gjithçka varet nga mënyra sesi do t’i analizojnë rezultatet strukturat e Partisë Demokratike.

Varet si do të analizohet rezultati. Mund të jetë një lloj alibie përballë asaj që mund të hamendësohet: dorëheqjes. Pozita që ka Basha është e vështirë, por është e nënkuptueshme edhe koraca justifikuese për ecurinë politike të tij. Jo vetëm për mandatet e shtuara, por edhe për vlerën numerike të votave, një arritje historike. PD ndryshe nga PS ka interferime të lidershipit të vjetër dhe atij aktual.

 

Sipas Çipës, këto zgjedhje sjellin një normalitet të ri në jetën politike të vendit, pasi në Parlament do të ulet një opozitë e zgjedhur direkt nga populli.

Opozita e re rikthen normalitetin në funksionimin e Parlamentit.

Kërkesën e Fatbardh Kadillit drejtuar Bashës për droëheqje, Çipa e konsideron si deklarata e parë që hap debatin e brendshëm në parti.

Është një pozicionim për hapjen e debatit të brendshëm për kreun e partisë. Meriton vëmendje. Kam skepticizëm për një demokraci të kulluar. E rëndësishme është se shfaqet si proces, por sa do të zbatohet, mbetet për t’u parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy