Bën simbolin e shqiponjës, ministri grek kërkon dënimin e ushtarëve shqiptarë, por haron diçka të rëndësihme

Bën simbolin e shqiponjës, ministri grek kërkon dënimin e ushtarëve shqiptarë, por haron diçka të rëndësihme

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kamenos ka komentuar për herë të parë publikimin e fotove të ushtarëve në Greqi me simbolin e shqiponjës.

Në një intervistë për mediat greke, Panos ka kërkuar nisjen e një hetimi të thelluar për këtë çështje dhe ndëshkimin e shtatë ushtarëve që shfaqen në foto.

Për zbardhjen e rrethanave ka nisur hetim Gjykata Ushtarake në Janinë, e cila pritet të hedhë dritë mbi atë që ka ndodhur një kampin ushtarak në Missolonghi.

Ministri urdhëroi hetimin dhe identifikimin e përgjegjësve në kampin ushtarak. “Kam kërkuar marrjen e masave disiplinore, administrative dhe kriminale për përgjegjësit”, tha ministri duke folur për televizionet greke.

“Është diçka e krijuar nga nacionalistët shqiptarë për të dëmtuar marrëdhëniet me Greqinë. Një fenomen i tillë është i papranueshëm për Forcat e Armatosura”.

Por pavarësisht kësaj, shtatë ushtarët nuk rrezikojnë asnjë dënimi pasi nuk kanë kryer ende betimin dhe në bazë të Kodit Kriminal Ushtarak ata nuk kanë bërë asnjë shkelje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy