Mediat ruse sulmojnë Macron-in: Psikopat gei që urren Francën

Mediat ruse sulmojnë Macron-in: Psikopat gei që urren Francën

Vetëm pak orë pas zgjedhjes në postin e presidentit të Francës, media ruse nuk ia kursen sulmet Emmanuel Macron-it. Mediat ruse shkruajnë se Macron është një psikopat gei që e urren vendin e tij.

Një artikull i botuar në tabloidin rus “Komsomolskaya Pravda”, i referohet kopertinës së një reviste, ku Macron shfaqet pa këmishë ndërsa titulli është “Coming out”. Shkrimin shkon më tej kur thotë se Macron është një psikopat që do vetëm veten dhe jo Francën.

Artikulli citon psikiatrin Adriano Sagatori, i cili pretendon se e ka studiuar biografinë e presidentit francez.

Ai e ka përshkruar Macron si një psikopat që nuk do të luftonte kurrë për popullin francez.

“Si të gjithë psikopatët, ai beson në qëllimin e tij më të madh. Macron nuk e do Francën dhe nuk do të luftojë për popullin francez. Ai do vetëm veten dhe do të luftojë për të mbrojtur identitetin e tij të dobët”, thuhet në shkrim.

“Ata (francezët) duhet të kalojnë përmes ferrit të globalizmit. Ata nuk meriojnë demokracinë e paguar me miliona jetë sovjetikësh”, thuhet më tej.

Kjo nuk është hera e parë që mediat ruse sulmojnë zotin Macron për seksualitetin e tij. 

“Sputnik”, një agjenci lajmesh që kontrollohet nga qeveria ruse, ka hedhur më parë pretendimin se Macron “është gei i fshehur dhe jeton një jetë të dyfishtë”, madje “mbështetet nga një lob i fuqishëm pasanikësh gei”.

Emmanuel Macron mundi thellë rivalen Marine Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës.

Ai ia doli të siguronte 65 % të votave, ndërsa liderja e ekstremit të majtë mori vetëm 35%.

Në moshën 39-vjeçare, Macron u zgjodh president i Francës, duke u bërë kështu më i riu në këtë post në historinë e vendit. / The Independent / G.S. / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy