Fëmijët nga fshatrat e largët përballen me vështirësi për të shkuar në shkollë. Në njësinë administrative Gjinar në Elbasan, situata paraqitet dramatike për prindërit që dërgojnë fëmijët në shkollë, nisen që në orët e para të mëngjesit për të kapur mësimin.
Nga fshatrat e njësisë administrative Gjinar, rruga është e vështirë pasi nxënësit duhet të nisen me furgona dhe janë rreth 50 të tillë që kanë probleme.
Një grua e cila dërgon çdo ditë fëmijën në shkollë, tha për mikrofonin e MCN Tv, se kur është shi fëmijët nuk shkojnë në shkollë.
Detyrohen të pushojnë se e kemi shumë larg, dy orë. Zgjohen në 05.30-06.00 të mëngjesit që të shkojmë herët. Dy orë rrugë. Shumë vështirë e kemi.
Ndërkohë një tjetër banore deklaroi se fëmijëve iu duhen dy orë për të shkuar në shkollë se nuk ka rrugë.
Sot ndenji në shtëpi, se nuk ka me çfarë të iki. Duhet të dalë që në orën 06.00 që të iki, po nuk doli në 06.00 ngel në shtëpi.
5 mijë lekë i do rrugë, vajtje dhe ardhje, dhe ndonjë 2 mijë lekësh me vete se nuk ha gjë.



