Ky 'kalorës' i ka rënë mespërmes Pogradecit të bukur turistik, hipur sipër kalit, duke habitur të gjithë banorët vendas dhe të huaj, që po vizitojnë qytetin. Kështu ndodh kur nuk ke mundësi të udhëtosh me transport si të gjithë qytetarët e tjerë, dhe gjen zgjidhje në këtë mënyrë. Nuk dihet nëse personi në fjalë ka lëvizur për qef ose se nuk ka pasur mundësi transporti tjetër.



