Dy policë irakianë u plagosën në një përleshje me një grup paramilitarësh

Dy policë irakianë u plagosën në një përleshje me një grup paramilitarësh

Dy policë irakianë u plagosën në një shkëmbim zjarri me një anëtar të Forcave Popullore të Mobilizimit (PMF), një grupim paramilitarësh kryesisht të mbështetur nga Irani, të mërkurën në Bagdad, tha Ministria e Brendshme.

Shkembimi me arme filloi kur një patrullë policore u përpoq të arrestonte shoferin e një makine të vjedhur që i përkiste PMF, tha ministria në një deklaratë. 

Policia më vonë arrestoi nje person me armë me ndihmën e mbëritjes së përforcimeve.

Iraku përballet me pasigurinë politike pas zgjedhjeve të 12 majit me akuza për pjesëmarrje të ulët, e cilësuar si historike.

Kleriku nacionalist, Moqtada al-Sadr, dhe shefi i milicisë i mbështetur nga iraniani Hadi al-Amiri, të cilët fituan vendin e parë dhe të dytë respektivisht në sondazhe, kanë njoftuar një aleancë midis blloqeve të tyre politike.

Por asnjë qeveri ende nuk është formuar dhe parlamenti ka mandatuar rinumërimin e votave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy