Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ekzaktësisht në një lokal në vendin e quajtur ‘Shtëpia e Oficerëve’.
Dy persona kanë nisur një konflikt të çastit dhe për pasojë të agravimit njëri prej tyre ka përdorur thikën, duke plagosur lehtë 42-vjeçarin me inicialet A.B, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia është vendosur në ndekje të autorit, me qëllim arrestimin e tij.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



