
Në Kosovë, parlamenti ka diskutuar për cmimin e energjisë elektrike, pas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e tij.
Kryeministri Albin Kurti arsyetoi rritjen e çmimit me importimin e lartë të energjisë, por deputetët e opozitës kanë akuzuar qeverinë dhe KEK për keq menaxhim të situatës.
Diskutimet janë shoqëruar me momente tensioni, teksa deputetë të kanë bërtitur dhe u kanë rënë tavolinave.
Situata u qetësua me ndërhyrjen e krye parlamentarit Glauk Konjufca.
Që rritja e faturave të energjisë elektrike të mos jetë aq e lartë dhe të mos bëhet e papërballueshme për një kategori të qytetarëve, Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 75 milionë eurosh në formë subvencionimi.



