
Gjykata e Krimeve të Rënda i ndalon ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri daljen jashtë Shqipërisë dhe i bllokon pasaportën dhe kartën e identitetit. Masa e sigurisë u vendos pasi në telefonin e Orest Sotës janë gjetur mesazhe të shkëmbyera mes tij dhe gruas së Tahirit për ndërhyrje në tenderat e Ministrisë së Brendshme.



