
Diplomati Lisen Bashkurti komentoi sot nga studio e lajmeve të MCN TV vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë. Duke e cilësuar kancelaren Merkel si katalizatore të lëvizjes dhe balancuese në politikat e BE, Bashkurti theksoi se pas 2014-ës ndikimi i Gjermanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE ka qenë i madh.
Ai po ashtu shtoi se Shqipëria ka bërë një progres duke bërë krahasimin nga vizita e parë e Merkel dhe progresi sipas tij lypet të shpërblehet pasi zhgënjimi është një kosto e lartë për demokracinë në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor dhe BE-në.
Intervista:
Merkel mbyll si te thuash nje epoke te arte te BE qe ne Ballkan u manifestua me te pakten 3 angazhime te medha te unionit: Paktin e Stabilitetit, Samitin e Selanikut dhe Procesin e Berlinit. Por Ballkani mbeti serish jashte integrimit. Mendoni se ne kushtet e reja procesi i integrimit sic eshte artikuluar do te jete me i mundshem?
Bashkurti: Është e vetmja alternativë. Ka një përqasje të përbashkët që afron BP me BE. Pas paktit të stabilitetit jemi ballafaquar më një sërë krizash në BE, të cilat synojnë të vënë BE në pozita institucionale sic ishte traktati i Lisbonës. Kemi krizën e Ukrainës ku Merkel u angazhuar për zgjedhjen e saj. Kemi ballafaqime serioze me klimën, kriza e Brexit, ruajtja e kohezionit dhe një sërë sfidash që lidhen me Rusinë, Kinën. Kancelarja ka pasur 7-8 kriza të mëdha mbi shpatulla dhe ka arritur të ruaj balancë. Ka qenë katalizator i lëvizjes dhe balancuese. Pas 2014-ës ka pasur vëmendje të rritur ndaj Ballkanit Perëndimor që trashëgon problematika të shumëta.
Që nga 2014 kur nisi procesi i Berlinit, me çfarë bilanci e dorëzon Merkel, e cila ishte nismëtare dhe mbështetësja më e fuqishme e saj? Dhe si e shihni qëndrimin që ka mbajtur ndaj Ballkanit të Hapur?
Bashkurti: Kjo mbetet për tu parë se si do të ecë procesi i Ballkan Open. Është një proces që nuk ka gjetur mbështetjen e të gjitha vendeve. Mbetet për tu parë nëse do jetë gjithëpërfshirëse dhe do të ketë mbështetje nga Berlini. Procesi i Berlinit është një proces gjithëpërfshirës dhe nga kjo pikëpamje konsiderohet rrugë që sunon përfshirejen e Ballkanit Perëndimor në BE.
A permbyll Merkel kohen e unitetit perendimor dhe jemi ne prag te nje dualiteti SHBA - BE apo Europe ne Ballkan?
Bashkurti: Kjo mbetet për tu parë. Merkel ka qenë liderja më e spikatur dhe e admiruar. Kudo është pritur dhe vlerësuar për menaxhimin e krizave dhe smund të ketë pakënaqësi për ruajtjen e ekujlibrave. Kam bindjen që Merkel ka punuar jo vetëm për qeverisjen e Gjermanisë, por ka vënë gurë themeli për trashëgiminë perispektive. Kushdo që të vijë e ka të vështirë ti shmanget politikave të Merkel.
Sipas jush, ka vend për kritika?
Bashkurti: Nuk ka munguar vëmendja nga procesi i Berlinit, por aftësia e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e demokratizimit, të miqeverisjes. Kemi pasur qasje të pjesshme dhe kontradiktore të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor se sa mungesa e vëmendjes së BE.
Në konferencën e sotme ajo tha se mirëkuptonte zgënjimin për anëtarësimin në BE. Ajo theksoi reformën në drejtësi. Ju mendoni se do ecë përpara procesi i integrimi dhe cili do jetë ndikimi i Merkel?
Bashkurti: Pas 2014-ës ne kemi parë ndikim të madh të Gjermanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Shqipëria ka bërë një progres duke bërë krahasimin nga vizita e parë e Merkel me atë të dytën. Duke filluar nga KLP, KLD, procesi i Vetingut, BKH, ka një lëvizje. Kur një vend ndërmerr hapa të tillë duhet shpërblyer. Shqipëria ka bërë progres dhe kjo është evidente dhe progresi lypet të shpërblehet sepse zhgënjimi është një kosto e lartë për demokracinë në Shqipëri, BP dhe BE.
Rama tha se ndihej në privilegj që ka drejtuar në të njëjtën kohë që ka drejtuar Merkel, Shqipëria cfarë duhet ti thotë sot Merkel në mbyllje të drejtimit të saj dhe qasjen ndaj Shqipërisë?
Bashkurti: Shqipëria duhet ti thotë faleminderit dhe duhet ta tregojë me veprimin e vet të mëtejshëm me qeverisjen, ruajtjen e qasjes ngaj vlerave të BE këtë falenderim ndaj Merkel.



