Po rrezikonin të mbyteshin në plazh, shpëtojnë tre të miturit në Divjakë

Po rrezikonin të mbyteshin në plazh, shpëtojnë tre të miturit në Divjakë

Një ngjarje tragjike është shmangur në orët e pasdites në plazhin e Divjakës. Tre të mitur, të cilët po rrezikonin të mbyteshin, janë shpëtuar në bashkpunim nga pushuesit, rojet e plazhit, por edhe efektivët e policisë së Divjakës.

Të miturit, që ishin banues të fshatit tërbuf, janë të moshës 12, 13 dhe 17 vjeç. Fatmirësisht tani ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marin mjekim në spitalin e Divjakës.

Njoftimi i policisë:

"Policia, rojat e kullave, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 3 shtetas të mitur nga mbytja në det.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Divjakës, në bashkëpunim me rojët e kullave të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 3 shtetas të mitur të moshës 12, 13 dhe 17 vjeç, banues në fshatin Tërbuf, Divjakë.

Shtetasit e mitur aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia e Divjakës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy