Cakrani: Hetimet ndaj Ilir Metës kanë nisur më herët, një përndjekje gjashtëvjeçare e papranueshme

Cakrani: Hetimet ndaj Ilir Metës kanë nisur më herët, një përndjekje gjashtëvjeçare e papranueshme

Avokati i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar pas shtyrjes së hetimeve nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), duke e cilësuar këtë veprim si tejkalim të afateve të ligjshme. 

Për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Cakrani theksoi se hetimet ndaj Metës kanë nisur që në vitin 2019 dhe deri tani ai ka mbetur nën një ndjekje gjashtëvjeçare.

Sipas Cakranit, hetimet ishin regjistruar në vitin 2019, dhe çështja ka kaluar përmes disa periudhave hetimore. 

Pas një afati njëvjeçar që përfundonte më 10 qershor 2024, ishte vendosur masa e arrestit ndaj Ilir Metës, dhe ai ka qëndruar në masën e sigurimit në burg që nga 19 tetori i vitit të kaluar. 

Megjithatë, SPAK ka kërkuar një shtyrje tre-mujore të hetimeve për të administruar disa prova të mbledhura nga ish-vjehrra e znj. Meta. Ky është një justifikim i pavend, pasi çështja ndaj Metës ka nisur që në nëntor 2019, dhe kjo periudhë e gjatë hetimesh është një ngarkesë të papranueshme për një shtet që pretendon të jetë demokratik.

Ky është një rast një përndjekje e vazhdueshme ndaj Metës është regjistruar në nëntor të vitit 2019, janë 6 vjet hetime pa një përfundim konkret janë një shenjë e mosfunksionimit të duhur të sistemit të drejtësisë dhe një shkelje të të drejtave të individëve.

Dhe që nga muaji dhjetor 2019, deri sot afër gjashtë vite, Meta është nën hetim dhe kjo është ajo që na ka bërë dyshuar ndaj kësaj çështje, se të mbash një person në përndjekje gjashte vjeçare është e papranishme për një shtet që mendohet të jetë demokratik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy