MAS nënshkruan marrëveshje të re për Albanologjinë me universitetin në Mynih

MAS nënshkruan marrëveshje të re për Albanologjinë me universitetin në Mynih

Ministria e Arsimit dhe Sportit tashmë ka një marrëveshje të re me Universitetin “Ludwig-Maximilians” në Mynih, për mbështetjen e mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor në degën e studimeve të Albanologjisë. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

“Jam entuziaste për nënshkrimin e marrëveshjes së re me Universitetin e Mynihut ‘Ludwig-Maximilians’ Gjermani, për mbështetjen e mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor në Albanologji, me qëllim ruajtjen dhe vijimësinë e programit të studimit ‘Master në Albanologji’ në këtë universitet”, shkruan Ministrja Kushi.

Kjo marrëveshje lidhet për një afat të pakufizuar dhe nënshkrimi i saj përkon me fillimin e studimeve për ciklin Master për sezonin pranveror.

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, ishte edhe drejtuesi i Katedrës së Albanologjisë në këtë universitet në Mynih, njëherësh lektor i gjuhës shqipe, Prof. Dr. Bardhyl Demiraj.

 “Mirënjohje për Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, lektorin dhe drejtuesin e Katedrës së Albanologjisë në Mynih, i cili vazhdon të japë një kontribut të vyer dhe rol kryesor në promovimin e vlerave të gjuhës sonë të bukur shqipe për studentët atje,” – thekson znj. Kushi.

Aktualisht, në degën e Albanologjisë janë të regjistruar 11 studentë, ndërkohë që gjuhën shqipe e studiojnë aktualisht edhe 30 studentë të degëve të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy