Escobar: Maqedonia e Veriut meriton të jetë në BE (VIDEO)

Escobar: Maqedonia e Veriut meriton të jetë në BE (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara te Amerikes po punojnë ngushtësisht me Bashkimin Europian për integrimin Europian të vendit. Deklarata u bë nga zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar, gjatë konferencës në Shkup me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

‘’Dua të shpreh edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të administratës tonë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ne po punojmë me partnerët tanë evropianë në mënyrë që kjo të ndodhë sa më shpejt. Mendoj se të gjithë jemi të mendimit se Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës, si në aspektin kulturor, historik, por edhe si ekonomi në rritje.. Në këtë kuadër ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja në procesin integrues, në vazhdimin e reformave, që integrimi të bëhet realitet’’

Po ashtu ministri Bujar Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut është aleate e SHBA-së teksa kërkoi nga Bashkimi Europian çeljen e negociatave.

“Maqedonia e Veriut mbetet aleate e besueshëm e SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jemi falënderues për gjithçka që kanë bërë dhe jemi të bindur se ky mesazh është kuptuar dhe pranuar mirë nga gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Nuk ka asnjë dyshim se perspektiva e Ballkanit Perëndimor është investimi më i sigurt në stabilitetin e rajonit. Tani është momenti që BE-ja t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut”,

Gjatë vizitës në vendin fqinj Escobar takoi edhe kryeministri Zoran Zaev si dhe Presidentin Stevo Pendarovski.

Pas Maqedonisë së Veriut, zv/ndihmës sekretari amerikan do të ndalet në Shqipëri më 9 shtator, pikërisht vetëm 2 ditë para se ish-kryetari i PD, Sali Berisha të mbajë Kuvendin Kombëtar, një iniciativë e ndërmarrë fill pasi kryedemokrati Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes non-grata nga Uashingtoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy