Google ndjek gjurmët e Facebook-ut dhe ndalon përkohësisht të gjitha reklamat në lidhje me maska mjekësore, të cilat janë përhapur në internet, shpesh me çmime të tepruara, pas epidemisë së koronavirusit.
"Kemi vendosur që të ndalojmë përkohësisht të gjitha reklamat me maskat e fytyrës. Ne jemi duke monitoruar në mënyrë aktive situatën dhe do të vazhdojmë të veprojmë për të mbrojtur përdoruesit. Do të duhen "disa ditë" për të hequr qafe reklamat e maskave. Sa i përket mundësisë që masa të shtrihet në artikuj të tjerë që lidhen me epideminë, ne po vazhdojmë të vlerësojmë nëse ndalimi duhet të zbatohet dhe për to”, tha zëdhënësja e Google.
Kompania thekson se masa është e domosdoshme për të frenuar përpjekjen e disa njerëzve për të shfrytëzuar situatën aktuale të urgjencës.



