Lufta në Ukrainë/ Rreth 42 mijë njerëz rezultojnë të zhdukur

Lufta në Ukrainë/ Rreth 42 mijë njerëz rezultojnë të zhdukur

Rreth 42,000 persona rezultojnë të zhdukur në Ukrainë, konfirmoi Ministria e Brendshme në vend.

Shifra përfshin civilë dhe ushtarë, saktësoi Dmytro Bohatiuk, drejtues në departamentin e personave të zhdukur.

Që prej shpalljes së një pushtimi të paprovokuar, në shkurt të vitit 2022, nga Rusia, mijëra njerëz janë zhdukur, miliona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe nuk dihet nëse janë vrarë apo janë arratisur.

Sipas Bohatiuk, më parë shifra ishte 51,000 të zhdukur, por duke përfshirë edhe të burgosurit e luftës.

Gjithashtu, ai u shpreh se është një sfidë e vërtetë identifikimi i ushtarëve të vrarë, pasi para se ata të dërgohen në luftë, nuk merren kampione gjaku dhe mostra gjenetike të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy