Vladimir Qirjazi padit Bajram Begajn/ Gjykata e Lartë cakton relatorin, ish-ushtaraku denoncoi aferën “Partizani” (VIDEO)

Vladimir Qirjazi padit Bajram Begajn/ Gjykata e Lartë cakton relatorin, ish-ushtaraku denoncoi aferën “Partizani” (VIDEO)

Përpara hetuesve të SPAK dhe publikisht në media ka denoncuar se ndaj tij është bërë presion për të firmosur tjetërsimin e ish-ambienteve të klubit Partizani. Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi padit Presidentin Bajram Begaj dhe ministrin Niko Peleshi duke kërkuar rikthimin në detyrë dhe gradën e ushtarakut.

Ish-ushtaraku që ka dëshmuar kundër eprorëve të tij në procesin penal njohur si dosja “Partizani” kërkon rikthimin në detyrë dhe veshjen e uniformës së ushtarakut.

Emisioni “FactCheck” ka siguruar padinë e Vladimir Qirjazit dhe të dhëna për procesin që ai ka me shtetin.

Aktualisht ky gjykim ndodhet në Gjykatën e Lartë, në dhomën administrative, ndërsa gjyqtari relator është caktuar Gentjan Medja.

Por çfarë kërkon Qirjazi?

Sipas dokumentit të siguruar nga “FactCheck”, Qirjazi kërkon “Anulimin e Dekretit te Presidentit te Republikës nr. 7189, date 06.12.2011 për shkarkimin dhe nxjerrjen rezervë të Gjeneral Brigade Vladimir Qirjazi.

Anulimin e urdhrit nr. 2089, date 29.12.2011 të Ministrit të Mbrojtjes për zbatimin e këtij dekreti. Rikthimin në detyrën e mëparshme”.

Në vitin 2011 ka qenë Presidenti Bamir Topi ai që ka shkarkuar me dekret Vladimir Qirjazin, ndërsa Ministria e Mbrojtjes asokohe drejtuar nga ish-ministri Arben Imami e ka zbatuar këtë dekret me anë të një urdhri.

Aktualisht Ministër i Mbrojtjes është Niko Peleshi dhe President i Republikës Bajram Bega,j dikur ish-kolegu i Qirjazit, ndërsa mbetet ende e pazbardhur cili do të jetë qëndrimi i tyre nëpërmjet juristëve përfaqësues në gjykatë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy