Khamenei i Iranit, thirrje vendeve myslimane të bojkotojnë Izraelin

Khamenei i Iranit, thirrje vendeve myslimane të bojkotojnë Izraelin

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei u bëri thirrje shteteve myslimane që të ndalojnë eksportet e naftës dhe ushqimit në Izrael, duke kërkuar që t’i jepet fund bombardimeve të Rripit të Gazës.

“Bombardimet në Gaza duhet të ndalen menjëherë. Rruga e eksporteve të naftës dhe ushqimit drejt regjimit sionist duhet të ndalet”, tha Khamenei në një fjalim, sipas mediave shtetërore iraniane.

Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin e mbështetur nga Teherani, i cili sundon Gazën, në hakmarrje për masakrën e 7 tetorit që vrau 1400 persona dhe qindra të tjerë u morën peng.

Izraeli ka nisur një bombardim të paprecedentë në Gaza dhe ka vendosur një rrethim të saj.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se më shumë se 8000 persona janë vrarë.

Sundimtarët klerikë të Iranit kanë paralajmëruar Izraelin për një përshkallëzim nëse nuk arrin t’i japë fund agresionit kundër palestinezëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy