Digjet edhe raundi i tretë, nuk ka President konsensual PS-PD

Digjet edhe raundi i tretë, nuk ka President konsensual PS-PD

Ora 16:00 e ditës së sotme shënon edhe djegien e raundit të tretë për zgjedhjen në mënyrë konsensuale të Presidentit të ri. Kujtojmë që këtë të dielë ishte afati i fundit për dorëzimin e emrave për kryetarin e shtetit, por deri më tani s’është paraqitur asnjë kandidaturë.

Nesër pritet të mbahet seanca parlamentare, por duke mos pasur asnjë emër, nuk do të zhvillohet procesi i votimit. Tanimë shkojmë drejt raundit të katërt, ku mazhoranca mund ta miratojë një emër edhe me shumicë të thjeshtë, pra me 71 vota.

Kujtojmë që më herët mazhoranca është shprehur se do të presë propozimet e opozitës deri në raundin e tretë dhe mandej do të votojë në mënyrë të njëanshme. PD e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj akuzoi më herët PS-në se u tërhoq nga marrëveshja për Presidentin, duke mos pranuar konsensusin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy