Protesta e opozitës/ Mbahet sot seanca për masat e sigurisë për të miturit e arrestuar (VIDEO)

Protesta e opozitës/ Mbahet sot seanca për masat e sigurisë për të miturit e arrestuar (VIDEO)

Sot në orën 12:00 zhvillohet seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për një pjesë të personave të arrestuar nga Policia pas protestës së opozitës. 

 

Këtë të premte do të dalin para gjyqtarit Dritan Jahjolli vetëm të miturit, të cilët prej 3 ditësh mbahen në qeli, pasi ligji parashikon që ata të gjykohen veçmas për shkak të moshës. 

 

Ndërkohë, personat e tjerë të arrestuar pritet të paraqiten në gjykatë të shtunën. 

 

7 të miturit e arrestuar janë: Rei Bogdani, Sindrit Peka, Joel Korbi, Kreshnik Kastrati, Zeni Guraj, Daniel Zeka dhe Oresti Halilaj.

 

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live tha se: 

 

Dyshohet se kanë përdorur molotov dhe kanë hedhur fishekzjarrë që kanë lënduar efektivë në krye të detyrës. 

 

Pretendimet e opozitës janë se protestuesit janë provokuar dhe se janë përdorur dhe plumba gome. 

 

Pritet që PD pas daljes nga spitali të Bledian Nallbatit të bëjë kallëzim pasi ka pasur ushtrim force jashtë normës. 

 

Të miturit nëse do gjenden fajtorë rrezikojnë nga gjobë, deri në burgim me shërbim prove. 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy