Deputeti socialist Erion Braçe përballë tensioneve në seancën e sotme parlamentare ku deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe punimet e Kuvendit, thotë se gjithçka e bëjnë pasi nuk rrinë dot pa karrigen e qeverisë.
Këta të Lulit nuk kanë ardhur, këta të tjerët kanë ardhur dhe kanë zënë dyert, këta po përjashtohen një nga një që të vijojmë punën në parlament.
Karriget e deputetëve i kanë lënë, të vetmet që kanë zënë janë të ministrave, se nuk janë në gjendje t’i marrin me votë.
Është njëra Albana Vokshi e tmerrshme ka hipur ku rri kryetarja e Kuvendit dhe nuk lëvizë.
Na kërkojnë ne të njohim Sali Berishën si kryetar PD-je, nuk është kompetenca jonë.
Deklarata e Braçes u bë nga ambientet e jashtme të Parlamentit, ku deklaroi se askujt nuk i duhen komisionet hetimore dhe raportet të Sali Berishës për çështjet në hetim sa i takon koncensioneve, pasi me to po merret Prokuroria e Posaçme, SPAK.



