Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mbrëmjen e së dielës. Një person është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur i vdekur rreth orës 21:15, në një lokal në Lungomare.
Viktima është M.Xh.(O)., 37 vjeç. Ai ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri.
Autori është larguar në këmbë mes pallateve.
Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli. Në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit kanë ardhur Delta Forcë e FNSh.
Grupi hetimor në vendngjarje nisi punën për grumbullimin e provave, dëshmive me qëllim dokumentimin dhe identifikimin e autorit.
Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima M.Xh.(O)
Sipas policisë, viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminalë.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



