
Brixhit Bali është një maturante që jo si vajzat e moshës së saj ka pasione të ngjashme.
Ajo ka pasion motorët.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, 19-vjeçarja rrëfen se si lindi pasioni për to, që në moshën 6 vjeç.
Ky motor është 170 kg. Pasioni për makina më lindur që e vogël pastaj me kaloj 6 vjeç te motorët. Babin e kam pas model se ai donte makinat dhe unë si ‘çun babi’ sepse jemi tre motra.
Që e vogël shikoja garat me motor, më pëlqente adrenalina, pjesa që je e lirë në motor. Si e vogël më pëlqente pamja e motorëve kurse kur fillova ta mësoja vet, edhe njerëzit habiteshin në fillim kur më shihnin motor me ngjyrë dhe kur më shihnin vajzë në të, më thonin po ti qenke.
Kam gjashtë muaj që kam marrë patentën dhe babi më bleu Sukin. Babi tha me mirë të ta blej vet dhe me besim.
Çdo herë mundohem të dal me veshje mbrojtëse për të minimizuar rrezikun e mundshëm nga makinat në rrugë. Nuk kam frikë nga motorët, e kam me shumë kujdes më shumë. Mora pjesë edhe në gara, dola e pesta.



