Një gjykatë ruse dënoi të enjten një shtetase ruso-amerikane me 12 vjet burg për "tradhti" për një donacion në një organizatë që ndihmon Ukrainën.
“Gjykata e shpalli Ksenia Karelina fajtore për tradhti të lartë dhe e dënoi me 12 vjet burgim”, tha gjykata rajonale e Sverdlovsk në Urale, ku 32-vjeçare u gjykua me dyer të mbyllura.
Sipas mediave ruse, Ksenia Karelina ka bërë një transfertë prej 50 dollarësh për OJQ-në Razom, e cila ofron ndihmë materiale për Ukrainën, që në ditët e para të konfliktit.
Sipas gjykatës këto fonde u përdorën për blerjen e pajisjeve mjekësore, armëve dhe municioneve nga forcat e armatosura të Ukrainës.
Gjatë gjykimit, 35-vjeçarja pranoi akuzat ndaj saj.



