Shkrijnë akujt mes dy Koreve, zyrtarë të lartë të dy vendeve ulen në tryezën e bisedimeve

Shkrijnë akujt mes dy Koreve, zyrtarë të lartë të dy vendeve ulen në tryezën e bisedimeve

Zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut janë ulur në një tryezë bisedimesh për herë të parë që prej vitit 2015. Një delegacion i Koresë së Jugut ka mbërritur në zonën e demilitarizuar për një takim me përfaqësuesit e Penianit.

Vendi ku u zhvillua takimi, Panmunjom, njihet ndryshe si “Shtëpia për Paqe”. Tema e diskutimeve ka qenë pjesëmarrja e Koresë së Veriut në olimpiadën dimërore që mbahet në Korenë e Jugut.

Sipas CNN, liderët e dy vendeve i kanë ndjekur drejtpërdrejt bisedimet dhe kanë pasur mundësinë e ndërhyrjes në çdo moment.

Bisedimet kanë pasur menjëherë rezultat. Koreja e Veriut ka vendosur të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë në Olimpiadën dimërore që do të mbahet në PyeongChang. Delegacioni do të përbëhet nga atletë, mbështetës, grupe të performancës artistike, skuadra të arteve marciale dhe funksionarë të tjerë.

Ndërsa Koreja e Jugut ka kërkuar që sportistët e të dy vendeve të sfilojnë së bashku në hapjen dhe mbylljen e ceremonisë. Seuli ka ofruar rinisjen e bisedimeve me mbikëqyrjen e Kryqit të Kuq sa i përket bashkimit të familjeve të ndara nga Lufta e Koresë (1950-1953).

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy