Një çift në Padova të Italisë janë vënë nën akuzë për vrasjen e vajzës së tyre 17-vjeçare, e cila vdiq në gusht të vitit 2016 nga kanceri. Lino Bottaro dhe Rita Benini ia kishin mohuar të bijës kimioterapinë.
Prokuroria e Padovës argumenton se babai dhe nëna e Eleonora Beninit kanë neglizuar detyrimet prindërore si dhe kanë penguar ndërhyrjen mjekësore, duke i servirur të bijës një realitet tjetër nga ai në të cilin gjendej.
Eleonora vuante nga limfoblastoma acute, ndërsa babi dhe nëna kishin krijuar te ajo përshtypjen e gabuar se kimioterapia ishte e dëmshmedhe ndërhynin në çdo zgjedhje që bëhej për kurimin e saj.



