Morën peng 68-vjeçarin dhe i zhvatën bashkëshortes së tij 20 milionë lekë duke e kërcënuar/ Arrestohen 5 persona në Tiranë (VIDEO)

Morën peng 68-vjeçarin dhe i zhvatën bashkëshortes së tij 20 milionë lekë duke e kërcënuar/ Arrestohen 5 persona në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar pas disa orësh 5 persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 20 milionë lekë të vjetra.

MCN TV mëson se bëhet falë për shtetasit: Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu, Nikoleta Begolli dhe Klinton Sina.

Gazetari Besmir Pula në një raportim për MCN Live bën me dije se 68-vjeçari, Edvar Agalliu, që u mor peng dhe u mbajt për 5 orë i lidhur është marrë në rrugë që aty ka nisur konflikti me autorët.

Njëri prej ka pretenduar se i ka ngacmuar të fejuarën, Nikoleta Begollin, dhe nga debati me kundërshti nga ana e 68-vjeçarit e kanë marrë me forcë në makinë dhe e kanë dërguar në një fshat në kufi me Elbasanin.

Ai para hetuesve dhe autorëve ka deklaruar se vetëm e njihte Begollin, por nuk e ka ngacmuar asnjëherë, ndryshe nga çfarë pretendon 32-vjeçarja.

Burri nuk është dhunuar, por vetëm lidhur dhe i është bërë presion. Autorët kanë kërkuar që çështja të mos bëhej mediatike, 68-vjeçari t'u jepte 20 mijë euro. 

68-vjeçari ka telefonuar gruan për të sjellë paratë dhe më pas është liruar. Pasi është njoftuar policia, janë gjetur sende në vendin që është mbajtur, përfshirë edhe litarin që e kanë lidhur.

Drupal Ad

Në njoftim thuhet:

"Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi. Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.

Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A."

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy