Ndarja me leverdi nga Berlusconi, ish-e fejuara përfiton 20 milionë euro

Ndarja me leverdi nga Berlusconi, ish-e fejuara përfiton 20 milionë euro

Francesca Pascale nuk ka dalë pa gjë nga marrëdhënia me ish-kryeministrin Silvio Berlusconi.

E ashtuquajtura e fejuara e kavalierit ka përfituar prej tij plot 20 milionë euro dhe një pagesë ekstra 1 milion euro në vit. Lajmin e bën të ditur e përjavshmja italiane “Oggi”.

36-vjeçarja Francesca Pascale dhe lideri i Forza Italia (84 vjeç) janë lidhur në vitin 2011. Në vjeshtën e vitit 2012, ata do të fotografoheshin bashkë në derbin Inter-Milan, çka e zyrtarizoi marrëdhënien e tyre.

Në mars të këtij viti, përmes një njoftimi zyrtar, Forza Italia konfirmoi ndarjen e tyre. Tashmë Berlusconi është në një marrëdhënie me deputeten e partisë së tij, Marta Fascina, rreth të 30-ave.

Ish-kryeministri ka pas krahëve një martesë të dështuar me Veronica Larion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy