Imami: Basha hoqi Jozefinën nga lista, futi shtëpiake që kanë pjellë 3-4 fëmijë

Imami: Basha hoqi Jozefinën nga lista, futi shtëpiake që kanë pjellë 3-4 fëmijë

Një prej kundërshtarëve të fortë të listave të hartuara nga kryetari Bash, ish-ministri Arben Imami, u shfaq mbrëmë në “Opinion” në një lidhje direkte për të komentuar atë që po ndodh në PD ditët e fundit. Imami tha se nga lista është hequr Jozefina Topalli për t’u zëvendësuar me femra që nuk kanë merita të veçanta vetëm se kanë bërë shumë fëmijë.

“Të heqësh Topallin dhe të marrësh të futësh në lista, shtëpiake që kanë pjellë nga 3 apo 4 fëmijë. Këto kanë merita vetëm për rritjen e pjellorisë në vend”, tha ai, por pa specifikuar se për cilën kandidate e kishte fjalën.

Imami tha se Basha ka ende kohë të reflektojë dhe të korrigjohet. “Nëse shqyrtohet me seriozitet gabimi i rëndë që ka kryer kryetari i PD, kjo është një krizë që nuk është shkaktuar nga deklarata e sotme. Nëse do kemi mirëkuptim për ta mirëkuptuar problemin, ka një zgjidhje për PD. Përndryshe uroj të jem unë gabim”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy