Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se opozita do të insistojë në seancën plenare të kësaj të enjteje për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilat mazhoranca po i refuzon.
Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Basha tha se nga plotësimi i kushteve të opozitës do të varet edhe funksionimi i parlamentit. Më tej ai shtoi se Kryeministri Edi Rama duhet të zgjedh nëse do të jetë avokat i krimit ose reformator i drejtësisë.



