Dorëzohen firmat për Kuvendin e PD, Berisha pasdite konferencë për mediat

Dorëzohen firmat për Kuvendin e PD, Berisha pasdite konferencë për mediat

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë pasditen e sotme rreth orës 19:00 një konferencë me gazetarët. Lajmi bëhet me dije nga burime për MCN.

Kjo konferencë vjen pikërisht sot, ditë kur pritet që Berisha të dorëzojë edhe firmat për thirrjen e Kuvendit të Partisë Demokratike.

Firmat e delegatëve të partisë demokratike për të thirrur Kuvendin Kombëtar, do të dorëzohen në selinë blu këtë të mërkurë, por ende nuk është bërë men dije për një orar zyrtar.

Mësohet se pas dorëzimit të firmave do të jetë Gazmend Bardhi që do mbajë një deklaratë për mediat ku pritet të sqarojë edhe procedurat që do ndiqen për thirrjen e kuvendit.

Entuziast u shpreh Sali Berisha nga Pogradeci, teksa dha lajmin se janë siguruar 4200 firma, ndërsa Lulzim Bashën e ftoi të përkulet para firmëtarëve, e të japë dorëheqjen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy