
Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi për shkak të detyrës, vazhdon ende të jetë e pazgjidhur në tërësi teksa janë në kërkim tre autorë, teksa njëri prej tyre u vetëdorëzua në Polici.

Më konkretisht, në kërkim janë shtetasit Drivald Alia, 21 vjeç; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ndërsa u vetëdorëzua shtetasi Dorian Alia, 32 vjeç
Gazetarja Bleona Sari, thotë në ‘MCN live”, se nga informacionet që ka, fill pas goditjes, dhunuesit e avokatit në vrapim u ndaluan nga patrulla e policisë dhe ‘shpëtuan’ duk u thënë se janë vonë për punë.
Nuk është përjashtuar si pistë politike ndonëse janë persona që kanë qenë në kontakt me avokatin Mëngjesi për shkak të një çështje që ata kishin. Por duke qenë se ata , të paktën nga zbërthimet e komunikimeve të telefonave celular, të personit që është vetdorzuar, të Dorjan Aliut, dhe i cili ka pranuar se porositësi është Dritan Nano. Në telefonat e tyre celular nuk ka pasur ndonjë gjë që ata të kenë shprehur ndonjë pakënaqësi që kishte në lidhje me këtë çështjen e pronësisë.
Pika kyçe është dëshmia e vetë avokatit, që shpresojmë të bëhet mirë dhe do jetë edhe nyja lidhëse e mund ti japi një tjetër rrjedhë hetimeve për ngjarjen. Telefoni është zbërthyer i tyre.
Pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja autorët duke vrapuar janë përballur me një patrullë policie, efektivë të cilët i kanë pyetur se pse vrapojnë mos kanë problem dhe ata i kanë shprehur se janë vonë për punë. Është me të vërtete e trishtë dhe të te ndalojë policia me gjithë ata vrap dhe ti lejoj, pra dukeshin se ishin tamam për një aksion.
Dy ose tre minuta pasi këta efektivë kanë marrë njoftimin se dikush është dhunuar para një kopshti, kanë vazhduar ti ndjekin, por i kanë humbur fatkeqësisht.



