Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit thotë se ka lëshuar me sukses një satelit ushtarak në orbitë për herë të parë.
Sateliti, i quajtur Nur ("Drita"), arriti në një orbitë prej 425 km pasi u transportua nga një lëshues Qaza me tre faza, thuhet në një deklaratë.
Irani ka provuar disa hedhje vitin e kaluar, të cilat kanë dështuar, thotë BBC.
Nëse vërtetohet që hedhja ka qenë e sukseshme, me shumë gjasë pritet që tensionet midis Iranit dhe SHBA-së të rriten edhe më.
SHBA-ja ka pohuar se satelitë të tillë shkojnë kundër një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili i bën thirrje Iranit të mos "ndërmarrë ndonjë aktivitet të lidhur me raketa balistike të dizajnuara për të qenë të afta të përcjellin armë bërthamore.



