Ish-ministri i Ekonomisë Arben Malaj thotë se thelbi i krijimit të Korporatës Shqiptare të Investimeve është që pasuritë shtetërore të futen në qarkullim ekonomik.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se kontrolli parlamentar duhet të jetë i rreptë, pasi sa më shumë pasuri të kesh në dorë për të negociuar me kompani private, ku rastet e kapjes së shtetit janë konkrete dhe të dëmshme, taksapaguesit shqiptarë pësojnë dëme.
Ndërsa, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar dhënien e një huaje prej 2 miliardë lekësh nga Korporata Shqiptare të Investimeve për Albcontrol, ku kjo hua dhe të tjera fonde publike po përdoren për të kamufluar pagesën e gjobës së vendosur nga arbitrazhi ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar për çështjen “Bechetti”. Malaj tha se nuk ka pse Albcontrol të bëhet pjesë e skemës së shlyerjes së një vendimi të një gjykate arbitrazhi.
Nuk ka pse Albcontrol të bëhet pjesë e skemës së shlyerjes së një vendimi të një gjykate arbitrazhi. Nëse janë bllokuar llogaritë dhe ne ia çojmë Albcontrol, duket sikur nuk ishte ndonjë dëm i madh. Dëmi është i madh, Albcontrol ka të ardhura.
Ka pasur një kusht dikur, Albcontrol i ka pasur llogaritë jashtë shtetit të pacenueshme, se ka të bëjë me trafikun ajror. Qeveria bëri një mënyrë tjetër për ta larguar nga mënyra e mos marrjes së fondeve.
Problemi nuk është me Albcontrol, por me qeverinë. Se kush është përgjegjës, a është vetëm Kryeministri, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale apo ish-ministri i Industrisë? Janë tre persona ku përgjegjësia del e qartë në vendime gjykate, se kur gjykata i ka dhënë të drejtë Bechettit ka thënë keni bërë gabimin 1 e ka bërë X, gabimin 2 e ka bërë Y.
Ne nuk do përballojmë dot kurrë si shtet, nëse ne një biznes e dënojmë me gjoba marramendëse, dhe një qeveritar që me një gabim apo dy apo tre qeveritarë i kanë marrë taksapaguesve shqiptarë 150 milionë euro, është shifër e frikshme.
Përgjegjësinë ta marrë Kuvendi, se nuk ekziston opozita dhe kontrolli parlamentar. Nga krijohen likuiditete miliona euro Korporata Shqiptare e Investimeve. Të gjitha projektet e Korporatës Shqiptare të Investimeve janë me pjesëmarrje, cili është burimi i këtyre parave.
Si ka krijuar miliona euro Korporata e Investimeve, kur nuk ka shitur? Nëse gjenden rrugë indirekte që po jep Korporatës së Investimeve t’i krijojë likuiditete dhe unë të mbetem besnik që Becheti nuk po merr asnjë qindarkë nga taksat shqiptare dhe unë gjoja nuk e shlyej por me që kam bllokuar llogaritë e Albcontroli.
Albcontroli fut në krizë gjithë ekonominë shqiptare se ai është pjesë e një marrëveshje ndërkombëtare që ka rregulla strikte, për rezervat e detyrueshme që duhet të ketë dhe shumë elementë të tjerë.
Nëse duam të fusim në qarkullim pasuritë pasive që kemi pasur eksperiencë, për shembull e gjithë industria e mbrojtjes mund të riorganizohej në konceptin e korporatës.
Vizioni i kullave është vizion dritëshkurtër, sepse sektori i ndërtimit nuk mund të jetë dritëgjatë. Sa më shumë të bazohemi te ndërtimi, aq më të rriskuar jemi. Këtu ka qeverisje me një vullnet personal.
Kryeministri duhet të gjente ekuilibër me grupet e interesit, që duan të tregojnë se janë më të fortë se ai. Numri i investitorëve strategjik që zgjidhet drejtpërdrejtë nga qeveria, është ai që zgjedh se kush do futet dhe kush jo si investitor në ekonominë shqiptare.
Nëse biznesi nuk bën investimet e domosdoshme për përpunimin e pasurive natyrore por do një fitim të shpejtë, qeveria duhet të bëjë politika që ky proces të strukturohet, e njëjta gjë për prodhimin bujqësor dhe blegtoral.
Le të investojmë për rafineri, ne nuk kemi burime por kemi një mundësi potenciale që të bëhemi vend referimi për vendet ballkanike. Qeveria duhet të krijojë politika për rafineritë.
Të investosh nëpërmjet Korporatës është më shumë novacion dhe mund të kesh nyje pafund. Nëse jemi vetëm tek e ardhmja jonë është kullat dhe turizmi, ky është dritëshkurtër.
Rama është i rrethuar nga këshilltarët e tij dhe biznesmenët që i lë të ndërtojnë kate sa të duan, bën sikur ua merr ato kate dhe pastaj tregon arrogancë me tavolinën në rrugë dhe Thethin që nuk është “tokë e xanun”.
Ne dënojmë atë që për arsye të arsyetueshme që bën investim që mendon se është në rregull me pronën e tij dhe me shtetin.
Shqipëria është në trend jo pozitiv për shkak të sektorëve që kanë një rritje shumë më të madhe se sa oferta, se sa herë kërkesa është më e madhe se oferta, çmimet rriten. Ta zëmë sikur 80% është para e pastër, rritja e 20% i rrit çmimet.
Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë dhe shqiptarët do të bëhen më të varfër, sidomos te kostot e strehimit. Bankat duhet të jenë shumë të kujdesshme detyra e mbikëqyrjes së sistemit bankar është e Bankës së Shqipërisë. Ne kemi pasur një krizë shumë të rëndë investimesh në pasuritë e patundshme.
50% e kredive të dhëna për shtëpi për pasuri të paluajtshme u konsideruan kredi joefektive dhe një pjesë e tyre nuk u kthyen. Prandaj parandalimi është kambana kryesore. Nëse do kemi si udhëheqës ndërtimin, risqet bëhen më të mëdha. Nuk ka vend për panik, por për parandalimin e situatës.



