“McGonigal”/ Paloka: Rama është këshilluar të mbyllë gojën sepse mund të inkriminohet më tepër. SPAK-u të veprojë! (VIDEO)

“McGonigal”/ Paloka: Rama është këshilluar të mbyllë gojën sepse mund të inkriminohet më tepër. SPAK-u të veprojë! (VIDEO)

Deputeti i PD Edi Paloka, foli në MCN Live mbi skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së McGonigal dhe implikimin e kryeministrit Rama në këtë histori.

Paloka tha se SPAK-u duhet të veprojë, duke u shprehur se Rama është direkt i përfshirë në korrupsion aktiv.

Sipas Palokës, duket se një këshilltar apo avokat e ka këshilluar Ramën që të mos flasë, pasi mund të inkriminohet më shumë.

Paloka vuri në dukje se Rama bëri gafë kur tha se Neza i ka dhënë zyrtarit amerikan para të marra borxh, kaq sipas tij mjafton për të kuptuar implikimin e kryeministrit.

Dosjen se ka përgatitur PD, dosja dhe aktakuza janë përgatitur që nga viti 2017 nga FBI. Ka dy aktakuza të paraqitura në dy shtete të SHBA për ish-zyrtarin e FBI-së. Në një nga çështjet është kapur në korrupsion direkt nga kryeministri i Shqipërisë ndaj një zyrtari të FBI, me qëllim që ai të përdoret kundër opozitës shqiptare. Kjo mjafton për të ndikuar në drejtësinë shqiptare, te SPAK-u, që minimalisht duhet të thërrasë kryeministrin Rama, gjë që s’po ndodh. Çështja vërtet është në drejtësinë amerikane, por Edi Rama është direkt i përfshirë dhe i akuzuar për korrupsion aktiv ndaj zyrtarit të FBI-së. Çështja para drejtësisë amerikane është me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së. Emri i Edi Ramës del në çdo moment. Edi Rama deri tani ka mbyllur gojën. Duhet të veprojë SPAK-u. Rama ka imunitet diplomatik. Në një proces normal do t’i duhet të shkojë dhe të dëshmojë në procesin ndaj McGonigal. Ne kemi çështjen tonë. Mediat më të rëndësishme botërore janë mbushur me tituj, ku kryeministri i Shqipërisë hapur citohet si njeriu që ka korruptuar zyrtarin e FBI. Kjo çështje s’po merr përgjigje në Shqipëri.

Rama e ka mbyllur gojën, si duket një avokat apo këshilltar i tij e ka këshilluar të mos reagojë, sepse mund të inkriminohet më shumë. Një reagim ishte idiot, duke justifikuar paratë që Neza i ka dhënë zyrtarit amerikan, duke thënë që janë para borxh. Kaq mjafton për të kuptuar që Rama është i implikuar. Vërtet Neza doli dhe tha kanë qenë para borxh, por kjo s’mund të paraqitet si justifikim. Në rastin më të keq Neza e ka korruptuar pa dijeninë e Ramës, pse ky idioti i dobishëm merr përsipër ta justifikojë. Një prononcim që ka bërë ka bërë këtë gafë, prandaj i kanë dhënë porosi mbyll gojën se do inkriminohesh më shumë

Vërtetohet ajo që ne prej kohësh kemi deklaruar. PD që me shpalljen non grata të Berishës ka deklaruar se kemi të bëjmë me një akt lobimi. Kemi të bëjmë me një akt akoma më të rëndë, akt korruptimi për t’u përdorur kundër opozitës shqiptare. Kanë rënë poshtë alibitë e Ramës dhe janë vërtetuar ato që ne kemi deklaruar. Berisha është shpallur non grata sepse ashtu i duhej Ramës dhe atyre që Rama kishte korruptuar. Goditja direkt e Edi Ramës për korrupsion sigurisht vjen në ndihmë të opozitës. Sigurisht që njolla nuk është vetëm për Ramën, në këtë rast dëmtohen të gjithë shqiptarët. Por dihet që njolla e Shqipërisë është Edi Rama. Fatkeqësia është që roli i ndërkombëtarëve ka qenë në krahun e kundër të atij që duhet të ishte.

Fakti që Rama u zhduk me ditë të tëra, që nuk erdhi në Parlament dhe të sqaronte akuzat, që për 5 ditë u zhduk, kjo nuk zgjidh asgjë as për Ramën as për shqiptarët. Rama duhet të japë përgjigje para drejtësisë. Me paturpësi ka marrë pjesë në një akt tjetër korrupsioni siç është ai i Portit të Durrësit. E keni parë edhe fytyrën edhe si ngrinte papritur pamja e kryeministrit, me duar të mbledhura për minuta. Por mos i hyjmë analizës psikologjike”.

Duke folur mbi auditimin për financimet ruse, Paloka tha se Basha duhet të tregojë se nga kanë ardhur paratë e përdorura për lobim.

Lobimi në SHBA është akt legal, jo ilegal. Akuza ndaj Bashës nga Rama ka qenë që paratë e përdorura për lobim s’janë aq sa ka thënë Basha, por që janë para ruse, janë rubla ruse. Rezulton që Rama ka përdorur McGonigal për të ndikuar në këtë akuzë. Ky fakt tregon korruptimin e zyrtarëve amerikanë për t’i përdorur kundër opozitës. Ka vetëm një kërkesë ndaj Bashës nga ne, të tregoj se ku janë marrë paratë. Kam dëgjuar disa që thonë duhet t’i kërkoni ndjesë Bashës. Ai duhet t’i kërkojë ndjesë demokratëve që u tregua i dobët përballë presionit të të korruptuarve dhe shkatërroi PD. Kemi ngritur një komision brenda PD për të treguar nga kanë ardhur paratë. Sa janë paratë dhe nga kanë ardhur, këtë e sqaron vetëm Lulzim Basha”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy