Koreja e Veriut, SHBA po përgatisin paketë të re sanksionesh

Koreja e Veriut, SHBA po përgatisin paketë të re sanksionesh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një paketë të re sanksionesh kundër Koresë së Veriut, duke pasur parasysh zhvillimin e vazhdueshëm të raketave të ndaluara dhe kundër një prove të mundshme bërthamore.

Një lajm i tillë u njoftua nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, duke shpjeguar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë një “përzierje efektive” masash për të forcuar parandalimin për aleatët e saj në Azinë Verilindore kundër kërcënimeve ushtarake në rritje nga Koreja e Veriut.

Ne po punojmë brenda aleancave tona, edhe me Japoninë, për të zhvilluar një përzierje efektive të masave të prekshme për këtë qëllim dhe hapa konkretë praktikë që duhen marrë për të forcuar përpjekjet parandaluese.

Kështu tha Sullivan, gjatë një forumi të organizuar nga gazeta koreane JoongAng Ilbo dhe Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me bazë në Uashington.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy