Zhduken dy adoleshente në kryeqytet

Zhduken dy adoleshente në kryeqytet

Dy adoleshente janë shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit pas një denoncimi të bërë nga familjarët e tyre. Mësohet se dy vajzat me inicialet A.O dhe  E.P të dyja 16 vjeçe, nuk janë rikthyer në banesës. Denoncimi në polici është bërë nga babai i njërës prej adoleshenteve dhe motra e tjetrës.

Mësohet se nxënëset në vitin e dytë të një shkolle të mesme dyshohen se mund të jenë larguar në drejtim të Kosovës. Policia po punon për gjetjen e tyre.

Njoftimi:

Më datë 20.11.2017, shtetasit M.P dhe B.O, vjeç 23 e 44, kallëzojnë se në mëngjes janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer, motra dhe vajza A.O dhe  E.P, vjeç 16 e 16, nxënëse në vitin e dytë të një shkolle të mesme, të cilat dyshohen se mund të jenë larguar në drejtim të Kosovës. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy