Koronavirusi, rekord botëror për rastet e reja

Koronavirusi, rekord botëror për rastet e reja

Organizata Botërore e Shëndetit ka regjistruar 183 000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Ky është numri më i lartë i infeksioneve në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë dhe vjen kryesisht si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të reja në Amerikën Latine. Mbi 50 000 nga këto raste të reja janë raportuar në Brazil, e dyta është SHBA dhe e treta India.

Brazili tejkalon 50 000 viktima

Brazili ka njoftuar se ka kapërcyer pragun e 50 000 vdekjeve nga epidemia e koronavirusit. Me rreth një milion të infektuar, konfirmohet si vendi i dytë më i prekur nga pandemia në botë pas Shteteve të Bashkuara, e cila ka rreth 120 000 viktima dhe mbi 2.2 milionë raste. Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 641 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në 50 617, ndërsa numri i infeksioneve ka shkuar në 1 085 038.

Rënia e rasteve të reja në Pekin, 9 në 24 orë

Ka vetëm nëntë raste të reja të regjistruara në Pekin në 24 orët e kaluara. Lajmin e bënë të ditur autoritetet kineze. Kjo do të thotë 22 raste më pak se ditën paraardhëse dhe numri më i ulët i dhjetë ditëve të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy