
Në 24 orët e fundit në Greqi janë infektuar 1262 persona me COVID, katër prej të cilëve janë zbuluar në doganat tokësore të vendit.
Sakaq po këtë të dielë kanë humbur jetën për shkak të COVID 50 persona, ndërsa prej fillimit të pandemisë numri ka shkuar në 11415. Raportohet se nga 50 viktimat e fundit në Greqi 95% e tyre kishin sëmundje të tjera kronike.
Sipas autoriteteve shëndetësore në të gjithë Greqinë që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 377090 persona.



