Shteti bektashi, Bushati: Rama e ka menduar si model, siç është Vatikani për katolikët

Shteti bektashi, Bushati: Rama e ka menduar si model, siç është Vatikani për katolikët

Zef Bushati ish amabasador në Vatikan i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh kundër lidhur me idenë e kryeministrit Rama për krijimin e një shteti bektashi në Shqipëri.

Ai tha se komuniteti bektashi ka një karakteristikë të veçantë që fetë e tjera se kanë këtë në Shqipëri dhe ne të gjithë sëbashku duhet të bëhemi bashkë që ta rrisim në nivel botëror këtë. Sipas tij, Rama e ka menduar si model siç është Vatikani për katolikët.

Rama e ka menduar kështu që Vatikani është vendi simbol për gjithë katolicizmin botëror, pra te gjithë katolikët e botës e kanë qendrën për katolikët. Ndaj dhe për bektashinjtë ka menduar që duke qenë Kryegjyshata Botërore dhe gjithë bektashinjtë e botës e kanë qendrën këtu ndaj dhe ai, them unë, e ka hequr këtë paralele.

Pastaj po të futesh në detajet e tjera, këto janë probleme të ngatërruara. Vatikani ka selinë e shenjtë, dhe ka qytet-shtetin, pra dy struktura që veçojnë. Ndërkohë mund të them se Zoti i ka dhënë Shqipërisë një mrekulli, një dhuratë të shkëlqyer që është kryeqendra e një sekti fetar në Shqipëri.

Unë nuk jam dakord për tu bërë një tjetër shtet në Shqipëri, unë e shikoj me shumë seriozitet faktin që komuniteti bektashi ka një karakteristikë të veçantë që fetë e tjera se kanë këtë në Shqipëri dhe ne të gjithë sëbashku duhet të bëhemi bashkë që ta rrisim në nivel botëror këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy