Harry dhe Meghan mohojnë lajmet se nuk e pyetën mbretëreshën për emrin e vajzës

Harry dhe Meghan mohojnë lajmet se nuk e pyetën mbretëreshën për emrin e vajzës

Princi Harry dhe Meghan kanë mohuar deklaratën e gazetarit të BBC, i cili tha se çifti nuk e pyeti mbretëreshën Elizabet për emrin e vajzës së tyre Lilibet.

Gazetari i BBC, tha se një burim nga Pallati Buckingham kishte zbuluar se çifti kurrë nuk e pyeti mbretëreshën nëse mund t’i vendoste pseudonimin e saj të fëmijërisë “Lilibet” vajzës së tyre.

Por, një zëdhënës i princit tha se ai e kishte pyetur mbretëreshën më parë dhe se ajo ishte treguar mbështetëse.

“Duka foli me familjen e tij më parë. Në fakt, gjyshja e tij ishte anëtarja e parë e familjes që ai vuri në dijeni dhe gjatë bisedës së tyre ai i shprehu dëshirën që të quante vajzën e tij me emrin Lilibet në nder të saj.”, tha zëdhënësi.

Ndërkohë pallati i Buckingham ka lajmëruar për një deklaratë zyrtare mbi këtë çështje.

Burimi: CNN Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy