Kortoçi: Me ecurinë e tregjeve ndërkombëtare, inflacioni i produkteve ushqimore në Shqipëri përgjatë semestrit të dytë dhe të tretë do të vijojë të jetë më i lartë

Kortoçi: Me ecurinë e tregjeve ndërkombëtare, inflacioni i produkteve ushqimore në Shqipëri përgjatë semestrit të dytë dhe të tretë do të vijojë të jetë më i lartë

Rritja e përgjithshme e çmimeve ishte 7.1 për qind në muajin janar sipas matjeve që vijnë nga metodologjia e Eurostat që raportohet nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit dhe shërben për ti bërë të krahasueshme çmimet kudo në Evropë.

Sipas matjeve kombëtare niveli i përgjithshëm i çmimeve ishte rritur me 7.2 për qind në janar 2023.

Nisur nga kjo, ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, shpjegoj në “MCN economy”, se duke gjykuar nga ecuria e tregjeve ndërkombëtare, inflacioni i produkteve ushqimore në Shqipëri përgjatë semestrit të dhe të tretë do të vijojë të jetë më i lartë.

Kur ne flasim për inflacion që përcjell INSTAT është një inflacion që është në tërësi për të gjitha produktet dhe të gjitha shërbimet që ofrohen këtu. Ndërkohë nëse flasim për inflacionin për produktet e veçanta ai është i ndryshëm. Pra, vlera e inflacionet është një vlerë mesatare e tërësisë së rritjes së çmimeve të shërbimeve që ofrohen.  Dhe kjo është diferenca mes inflacionit në tërësi dhe mes inflacionit të produkteve baze, ose produkteve ushqimore. Nëse i referohemi përvojës, inflacioni i produkteve ushqimore përherë në Shqipëri ka qenë më i lartë se inflacioni bazë ose inflacioni mesatar.

Në të tilla raste nëse i referohemi qoftë krizën në Ukrainë, qoftë krizës së pandemisë, këto kanë ndikuar drejtpërdrejtë te çmimi i produkteve ushqimore dhe më tej te vet çmimet e produkteve të shërbimeve që janë treguar dhe shërbyer në Shqipëri, dhe kjo shpjegon se pse këto norma inflacioni janë të ndryshme. Pra norma bazë është një normë mesatare ndërkohë produktet ushqimore vijojnë ende të reflektojnë një çmim të lartë dhe njëkohësisht të reflektojnë një inflacion të lartë dhe kjo mund të duket pak paradoks duke mare në konsideratë se jo vetëm në Shqipëri por edhe në tregjet ndërkombëtare ka një ulje të çmimeve, por këto produkte kanë pasur një imput të cilat kanë vijuar të ishin të larat nga pasoja e krizave të mëparshme.

Gjykoj në këtë rast se duke u referuar ecurisë së tregjeve ndërkombëtare edhe përgjatë semestrit të dytë dhe të tretë do vijoj të jetë i latë, inflacioni i produkteve ushqimore në krahasim me inflacionin bazë.

Sipas ekspertes se ekonomisë, Kortoçi, qeveria nuk e ka parë të arsyeshme ndërhyrjen në uljen e vlerës së TVSH siç kanë bërë qeveritë e tjera, duke preferuar ti lërë të paprekura këto tatime që janë baza e buxhetit publik të të hyrave publike.

TVSh është një vlerë e cila i mbivendoset kostos së një shërbimi dhe i plotëson çmimin final. Dhe kjo është një vlerë ose çmim plus që i shtohet çmimit final që u shitet konsumatorit. Nëse kjo vlerë do të ulej, automatikisht do të sillte një zbritje të çmimit real ose çmimit final.

Atëherë nëse i përgjigjemi pyetjes se pse qeveria nuk ndërmarrë ulje e çmimit të TVSh, siç kanë bërë qeveritë e tjera, unë gjykoj se qeveria në këtë rast nuk i ka prekur financat publike, të hyrat bazë, siç është TVSh në këtë rast.

Qeveria në këtë rast duke qene se ka nevojë për këto financa dhe burimet janë të kufizuara, e  ka gjykuar që të ndërhyje jo në tatime të tjera, por nuk ka ndërhyrë në këtë skemën, sepse është e vështirë që nëse ulet një TVSh, do të jetë e vështire të ringritët sërish TVSh.

Dhe gjykoj se në këtë rast së këto tatime që janë baza e buxhetit publik tek të hyrat publike, i ka lënë të pandryshuara.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy